Haxhiu: Evropa i ka vënë sanksione popullit 94 për qind proevropian për shkak të një filozofi të vonuar në histori

29 gusht 2023 | 13:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka pyetur nëse është “budallaki” apo “injorancë” se qysh populli i Kosovës është 94 për qind evropian, ndërsa Evropa i vendos sanksione.

Haxhiu ka thënë se kjo gjë ndodhë për shkak të kryeministrit, Albin Kurti, i cili sipas tij është “filozof i vonuar në histori”.

“Është budallaki apo injorancë?! Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?! Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët evropianë. Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka…