Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës

11 mars 2026 | 16:04

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në takim  të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, kryetarja Haxhiu ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, përmes një postimi në rrjetin…