Haxhiu: Familjarët e mi janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Thaçin në gjykatën e Zvicrës

28 maj 2020 | 16:00

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të videos nga presidenti Hashim Thaçi në lidhje me laboratorin e drogës për të cilin mbrëmë e kishte akuzuar familjen e saj për posedimin e këtij laboratori.

Haxhiu ka thënë se familjarët e saj janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Thaçin në Gjykatën e Zvicrës për shpifje.

“President shpifës. Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista! Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës. Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka alarmuar për skandalin e…