Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje dhe kujdes

01 qershor 2026 | 12:51

U.D presidentja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën e Nëntë të Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve.

Ajo ka thënë se fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje dhe kujdes.

“Kanë nevojë të dëgjohen me kohë, të ndihmohen pa vonesë dhe të rriten në shkolla, familje e komunitete ku ndihen të sigurt dhe të respektuar. Falënderova Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Klinikën “Empatia” për organizimin, si dhe të gjithë profesionistët që punojnë me fëmijët, shpesh larg vëmendjes publike, por shumë afër nevojave reale të shoqërisë. Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Sot ju urojmë ndërkaq çdo ditë duhet t’ju dëgjojmë, t’ju mbrojmë dhe t’ju qëndrojmë pranë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 20, Altin Krasniqi,…