Haxhiu: Gjermania, një nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës

02 qershor 2026 | 13:35

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në shtetndërtim, zhvillim demokratik dhe integrim evropian.

Në takim është theksuar rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i veçantë që Gjermania ka pasur në momente kyçe për vendin.

U.d. presidentja Haxhiu ka vlerësuar se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ajo  ka ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë si të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në proceset evropiane dhe ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë intensifikuar bashkëpunimin…