Haxhiu: Gjykata Kushtetuese ia ka grabitur kompetencat Kuvendit

10 gusht 2025 | 14:10

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie, ka deklaruar se Kushtetuta nuk lejon që një deputet të jetë subjekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese mund të bëjë vlerësime vetëm për Presidentin e vendit dhe të trajtojë aktet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por jo raste të veçanta që lidhen me një individ, si në këtë rast kryesuesin e seancës konstituive.

Haxhiu ka theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës, që procesi i përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të bëhet me votim të hapur dhe që një kandidat mund të votohet vetëm tre herë, bie ndesh me udhëzimin e saj të parafundit, ku ishte thënë se Kushtetuta nuk përcakton nëse votimi për kryetar të Kuvendit duhet të jetë i hapur apo i fshehtë, duke ia lënë këtë vendim vullnetit të deputetëve.

“Pyetja është: prej nga e merr këtë të drejtë Gjykata Kushtetuese? Vetëm deputetët kanë kompetencën të vendosin nëse votimi do të jetë i hapur apo i fshehtë. Kushtetuta nuk e parasheh këtë. Në këtë rast, Gjykata ia ka grabitur kompetencat kushtetuese Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan…