Haxhiu: Hoti nuk ka mbështetje në Kuvend, nuk po arrin t’i bëjë 61 vota

28 shtator 2020 | 13:39

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Avdullah Hoti se koalicioni qeverisës që drejton ai është stabil.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Hoti paska thënë që koalicioni është stabil anipse në Kuvend nuk po i kanë numrat asnjë çështje ta shtyjnë përpara, madje as për projektligjet që sipas tyre janë më të rëndësishme nuk po arrijnë t’i bëjnë 61 vota.

“Stabiliteti i karriges është me rëndësi për të. Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuçiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija”, ka shkruar  Haxhiu.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka pritur sot në…