Haxhiu i ndërron emrin faqes së Presidencës në Facebook, por i shpëton një detaj
Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë.
Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook.
Haxhiu ka vendosur ta riemërtoj faqen në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, nga “Presidenca e Kosovës” që ishte.
Megjithatë, në përshkrimin e faqes ka mbetur ende emri i ish-presidentes, Vjosa Osmani, ku thuhet se faqja është zyrtare e Presidentes së gjashtë të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu.
Ky detaj ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshimi i emrit nuk është shoqëruar plotësisht me përditësimin e përmbajtjes përshkruese.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrë Osmani u shpreh e lumtur që pas saj pozitën ndonëse përkohësisht do ta ushtroj sërish një grua.
“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, i tha Osmani Haxhiut.



