Haxhiu i reagon Rrutsem Mustafës: Kurti e ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së

26 maj 2021 | 13:13

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Rrustem Mustafës, lidhur me deklaratën e tij se liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar.

Haxhiu e ka pyetur Mustafën se ku ka luftuar me Kurtin, meqenëse, siç ka thënë, askush nuk i ka parë bashkë.

Më tutje, Haxhiu ka thënë se Kurti ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së.

“‘Rem’, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që  Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike. Të thoshe  se Albini ka qenë pjesë e zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhequr nga Adem Demaçi është ‘OK’ dhe është e vërtetë. Por të thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ…”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi po përgatitet që në afatin kalimtar të verës të…