
Haxhiu: Ia kemi dërguar ofertën Nismës, po presim
23 korrik 2025
| 10:57
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë duke u mbledhur sot për të 51-tën herë, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, e cila doli nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Procesi vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për formimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e pozitave udhëheqëse në Kuvend.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se një ofertë i është dërguar partisë Nisma Socialdemokrate.
“Ja kemi dërguar ofertën Nismës, po presim”, është shprehur shkurt Haxhiu.