
Haxhiu, Kadaj dhe Lekaj sot para gjykatës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
02 shtator 2025
| 08:02
Sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Seanca mbahet ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.
Seanca është paralajmëruar të fillojë nga ora 09:30 në pallatin e drejtësisë.