Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike, prioritet i qeverisë

05 gusht 2021 | 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike është prioritet i Qeverisë e Kosovës.

Në këtë drejtim, ajo ka thënë se adresimi i shkeljeve është shumë i rëndësishëm si në parandalimin e dukurive të tilla po ashtu edhe në adresimin e shkeljeve ligjore.

“Me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe së fundmi edhe të rregullores për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, e kemi kompletuar legjislacionin i cili është tejet i avancuar, ky legjislacion garanton mbrojtje të sinjalizuesve, të qytetarëve të ndërgjegjshëm, të cilët nuk heshtin karshi dukurive negative”, ka thënë të enjten Haxhiu.

Ajo ka theksuar se njoftimi i zyrtarëve me të drejtat që u garanton legjislacioni ynë është po ashtu një aspekt me shumë rëndësi, i cili mundëson zbatim të legjislacionit të kësaj fushe, rrjedhimisht mundëson sinjalizim.

“Në këtë javë mbajtëm sesione njoftuese për stafin e Ministrisë së Drejtësisë për të drejtat e sinjalizuesve, dhe i inkurajuam t’i raportojnë parregullsitë, vendosëm njoftime nëpër hapësira të ministrisë, ku përveç njoftimit me të drejtat, i njoftuam stafin edhe me adresën ku mund të paraqiten shkeljet, përgatitëm dhe dërguam njoftime tek të gjithë zyrtarët e institucioneve shtetërore. Të nderuar zyrtarë, mos hezitoni, sinjalizoni”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqirin mund ta shohim sërish në Seria A në…