Haxhiu: LV-ja do ta dërgojë sot në Kushtetuese dekretin e presidentes Osmani
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë sot (e hënë) në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
“Sa i përket çështjes për të cilën jeni të interesuar tashmë pritet që grupi parlamentar i Vetëvendosjes ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin jokushtetues të presidentes Osmani. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt së pari masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme, prandaj le ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me situatën aktuale”, ka thënë ajo, duke shtuar se se vendimi i presidentes për ta shpërndarë Kuvendin për të ka qenë befasi sepse sipas saj është jokushtetues dhe i ngutshëm.




