Haxhiu: Më shumë i kam munguar unë Parlamentit, sesa Parlamenti mua

05 dhjetor 2025 | 00:07

Bekim Haxhiu, do t’ia mësyjë Kuvendit edhe kësaj radhe.

Ai do të jetë sërish në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Haxhiu në Klan Kosova deklaroi se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë përcaktuese për të ardhmën e Kosovës.

“Do të përcaktojnë rrugën e Kosovës për vitet e ardhshme. Mendoj që mund të jap kontributin edhe në këto zgjedhje, por gjithsesi edhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Kamishi” u shpreh se këtë periudhë sa nuk ishte pjesë e Kuvendit, më shumë i ka munguar ai Parlamentit sesa Parlamenti atij.

“Konsideroj që në këtë periudhën e bllokadës, më shumë i kam munguar unë Parlamentit se që më ka munguar Parlamenti mua”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, i ka cilësuar…