Haxhiu mirëpret zgjedhjen kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial

13 mars 2026 | 11:43

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur mbledhjen e mbajtur të Këshillit Prokurorial, në të cilën u zgjodhën kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi, të cilën e ka quajtur si hap të rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve të fundit ligjore dhe në avancimin e reformës në drejtësi.

“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës. Është inkurajuese të shohim që përpjekjet për të forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe për të rritur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë po konkretizohen përmes hapave të tillë institucionalë. I uroj suksese dhe punë të mbarë përbërjes së re të Këshillit Prokurorial, me besimin se angazhimi dhe vendimmarrja e tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe në një sistem drejtësie më të besueshëm për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Arian Gashi është zgjedhur sot kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa Dardan Vuniqi është zgjedhur zëvendëskryesues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare (OCMG) “Prishtina 2030” ka shpallur…