Haxhiu mirëpriti ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

03 mars 2026 | 11:57

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen.

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga shpallja e pavarësisë, vetëm Atifete Jahjaga ka arritur…