Haxhiu në rolin e komandantes supreme, pret në takim Maqedoncin dhe Jasharin
08 prill 2026
| 13:25
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin.
Presidenca ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar mes tjerash për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
“Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së”, citohet të ketë thënë u.d presidentja Haxhiu.
Ajo ka thënë se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.



