Haxhiu: Nga 21 tetori, Kurti dhe Vuçiqi do t’i kenë dhjetë ditë ultimatum nga Quinti

16 tetor 2023 | 15:09

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se vendet e Quint-it – ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia  do të dërgojnë delegacione në Prishtinë dhe në Beograd në fund të kësaj jave.

Derisa po komentonte zhvillimet e fundit politike në rajon, në televizionin “Euronews Albania”, Haxhiu tha se e ka një informatë “ekskluzive”.

Gazetari Haxhiu, ka thënë se vendet e Quint-it do t’i vendosin ultimatum Kurtit dhe Vuçiqit që brenda 10 apo 12 ditëve të ardhshme të vendosin nëse do ta pranojnë marrëveshjen në formën “merre ose leje”.

“Më 21 tetor vendet e Quint-it do të shkojnë në Prishtinë. Më 21 tetor do të ketë një afat prej 10 deri në 12 ditë që Kurti… dhe më pastaj do të shkojnë në Beograd te Vuçiqi, do të kenë kohë të vendosin vetëm me ‘Po’ ose ‘Jo’. Vendet e Quint-it do të shkojnë në takimet në Prishtinë dhe Beograd edhe me Lajçak, por ai vetëm formalisht do të jetë aty, sepse dihet që ai s’ka më fuqi”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu e ka kritikuar Kurtin, për të cilin ka thënë se është lideri “me më së paku përmbajtje” që ka pasur Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar sesioni i parë i Samitit të Procesit të…