Haxhiu: Opozita nuk dëshiron ta ndryshojë qëndrimin

20 gusht 2025 | 14:08

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se me moszgjedhjen e saj në postin e kryeparlamentares, apo të Donika Gërvallës, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë treguan se nuk e ndryshojnë qëndrimin.

Ajo ka thënë se Gërvalla jo rastësisht është propozuar, pasi ajo “është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e shkurtit dhe kjo besoj që duhet të ketë rëndësi për të gjithë”.

“Ne menduam që do të kalojë ky propozim (Donika Gërvalla), mirëpo ja që opozita assesi nuk dëshiron ta ndryshojë qëndrimin dhe besoj që kurdo që do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrë goditjen e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu pas seancës.

E pyetur se kush do të propozohet në vazhdimin e seancës, Haxhiu ka thënë se i takon vetëm LV-së të japë emrin për kryeparlamentar, e jo PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ditë…