
Haxhiu: Opozita po përpiqet ta kthejë Kosovën para 14 shkurtit të vitit 2021
Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të procesit dhe përpjekje për të rikthyer vendin në gjendjen politike para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.
“Sikur në seancën e kaluar, edhe sot, edhe në seancat e ardhshme do të bindeni se nuk është çështja te një emër, por te ajo që kam thënë edhe para disa ditësh: opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit të vitit 2021, jo të vazhdojë qeverisja jonë pas këtij viti”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se qëllimi i opozitës është që të pengojë formimin e institucioneve dhe vazhdimin e mandatit të qeverisë Kurti 3.
“Po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti 3”, është shprehur Haxhiu