
Haxhiu pas dështimit të seancës: Kushtetuesja është vonuar
Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës. Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Më tutje, Haxhiu ka theksuar se me zhvillimet për moskonstituimin e Kuvendit po shkelet Kushtetuta e Kosovës.
“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, ka thënë ajo.
Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë.
“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë. Ose gjykata e merr, e bën të pranueshme këtë lëndë, e trajton nëse kryesuesi i seancës ka pasur të drejtë për komisionin për votim të fshehtë, ne besojmë fuqishëm se ka pasur të drejtë”, ka thënë Haxhiu.