
Haxhiu: PDK-në nuk e duam në koalicion, LDK-ja na refuzoi
10 shtator 2025
| 14:34
Nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë për medie, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, me theks mungesën e qeverisë edhe pas shtatë muajsh që nga zgjedhjet.
Ajo ka thënë se LDK-ja e ka refuzuar Vetëvendosjen, ndërkohë që PDK-në s’e duan si partner.
“Për neve është absurde masa e Gjykatës Kushtetuese, që ka ndaluar punën e 120 deputetëve. Sigurisht ne kemi bërë të hapur se kënd e shohim si partner, PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasur interesim, por jemi refuzuar, siç e dini. Ne kemi qenë të interesuar ta bëjmë qeverinë, por duket se opozitës nuk po i pëlqen. Megjithatë nëse s’ka interes për qeveri nga partitë e tjera, zgjedhjet janë të mundshme”, ka thënë Haxhiu.