
Haxhiu për konstituimin e Kuvendit: Varet prej opozitës
13 qershor 2025
| 11:10
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, para vazhdimit të sotëm të seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se konstituimi i legjislaturës së nëntë varet nga opozita.
“Varet prej opozitës. Besoj do t’i takoni deputetët e opozitës dhe mandej do t’ju tregojnë. Ne do të votojmë pro komisionit”, ka thënë Haxhiu.