Haxhiu për Kurtin- I poshtëroi ata që i propozoi!
26 tetor 2025
| 22:00
Gazetari Baton Haxhiu, ka komentuar në ‘Pressing’ dështimin e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë.
Haxiu ka thënë se Kurti nuk e humbi pushteti, sepse atë ende e ushtron – por tregoi siç thotë Haxhiu se ai nuk është politikan normal.
“Sot Kurti nuk e ka humbur pushtetin, sepse e ka ende në ushtrim. Sot Kurti tregoi se ka humbur aftësinë të jetë normal, një politikan normal që dinë me bashkëpunu. Që dinë me ndërtu konsensus”.
“Ai ka mbetur pa ura të komunikimit, si të jetojë në ishull. Kur jeton në ishull duhesh të jetosh me veten nuk ka rrugë tjetër, veç të mbytësh. Ky sot e bëri aktin e mbytjes së karrierës së tij politike”, ka thënë Haxhiu.



