Haxhiu, presidentes: A është dashur t’i pyesim deputetët për votimin të hapur?

07 korrik 2025 | 11:41

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është kundërpërgjigjur indirekt në deklaratat e presidentes Osmani se deputetët duhet të pyeten për votimin e mbyllur.

“Opozita thotë se e keni ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron. Kryesuesi i seancës me përpikmëri i është përmbajtur rendit të ditës. Kemi mbetur te pika e tretë. Ata që thonë se duhet votim para votimit të fshehtë, duhet t’i pyesim a është dashur para se të votojmë hapur”, ka thënë Haxhiu.

Osmani pak ditë më parë kishte thënë se deputetët duhet të pyeten për votimin e fshehtë.

“Lejohet si mundësi, por duhet të ketë vendim të seancës, të pyeten deputetët”, kishte thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, pas dështimit të radhës…