
Haxhiu: Presidenti votohet pas zgjedhjeve, Mustafa ka humbur toruan
Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje në mënyrë që Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin.
Ajo ka përsëritur se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet e as përkrahjen e qytetarëve.
Në një intervistë për “Express:, Albulena Haxhiu, e ka komentuar edhe deklaratën e Isa Mustafës se “presidenti i takon PDK-së”, për të cilin ka thënë se e ka humbur toruan dhe sipas saj partia e tij do të marrë goditjen nga qytetarët.
“Tanimë asgjë nuk ka befason nga ky person që ka humbur toruan por ky dhe partia e tij do ta marrin goditjen nga qytetarët shumë shpejtë. Transformimi që i bëri vullnetit qytetarë nuk harrohet. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe Kuvendi i ri duhet të zgjedhë presidentin e ardhshëm”, ka thënë Haxhiu.