Haxhiu pret në takim homologun e saj shqiptar, Peleshin
02 mars 2026
| 10:58
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Takimi ndërmjet dy homologëve po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Peleshi do të pritet po ashtu në orën 11:15 nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, në orën 11:50, ai do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.



