Haxhiu pret në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial, flasin për reformat në drejtësi
22 prill 2026
| 11:41
U.D presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, me të cilin diskutuan për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend.
“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Po ashtu folëm edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional. Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.



