Haxhiu: ShBA-ja, partnere strategjike, roli i saj është i domosdoshëm

17 qershor 2025 | 11:08

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është prononcuar për medie pas dështimit të 33-të radhazi të seancës konstituive të Kuvendit.

Duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump për rikthimin në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e angazhimit amerikan në këtë proces.

Ajo ka thënë se roli i Shteteve të Bashkuara ka qenë dhe mbetet i mirëpritur nga Kosova.

“Ata janë partner strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zvarritja e…