Haxhiu: Sot foli rendi kushtetues, të cilin Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund

24 prill 2026 | 16:48

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sulmin terrorist në Banjskë.

Haxhiu ka thënë se sot ka folur rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund.

“Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim. Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm  kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiqiq të dalin para drejtësisë. Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewandowski mund të transferohet te gjiganti anglez. Sipas raporteve të…