Haxhiu takohet me ambasadorin zviceran, vlerëson mbështetjen e Zvicrës për Kosovën

12 mars 2026 | 15:40

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jurg Sprecher.

Gjatë bashkëbisedimit,  ajo ka theksuar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e partisë…