Haxhiu takohet me shefen e Zyrës së KiE-së në Prishtinë, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

17 mars 2026 | 13:31

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.

“Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale…