Haxhiu takohet me shefin e AKI-së, diskutojnë për zhvillimet e aktuale të sigurisë në vend
22 maj 2026
| 10:49
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të premten në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, me të cilin ka njoftuar se ka biseduar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend.
“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë”, ka thënë Haxhiu.
Presidentja Haxhiu ka thënë se siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë.



