Haxhiu takoi përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave

27 mars 2026 | 13:40

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi të premten një takim me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, i cili shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave aktuale.

Gjatë takimit, u diskutua për fuqizimin ekonomik të grave, barrierat që vazhdojnë të kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, si dhe nevojën që politikat publike të përkthehen në mundësi konkrete.

Duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat që angazhohen çdo ditë në këtë drejtim, kryetarja Haxhiu ritheksoi zotimin e saj që këto çështje të trajtohen nëpërmjet politikave konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…