Haxhiu takon Giaufretin, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe reformat

26 mars 2026 | 12:47

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të EEAS për Ballkanin Perëndimor, Emanuele Giaufret.

Ajo ka njoftuar se me Giaufret diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave.

“E njoftova për punën e Kuvendit, marrëveshjet e ratifikuara, përfshirë Planin e Rritjes, si dhe për prioritetet tona. Në takim, gjithashtu theksova aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, seriozitetin dhe përkushtimin tonë, si dhe mbështetjen që na nevojitet nga partnerët tanë në BE në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…