Haxhiu takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

15 prill 2021 | 14:45

Ministrja e Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu ka takuar shefin e OSBE-së, Michael Davenport.

Në këtë takim, Haxhiu e ka njoftuar ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka nisë ndërtimin e infrastrukturës ligjore për ta fuqizuar atë.

Gjithashtu, ajo e ka informuar mysafirin edhe për koncept=dokumentin e votuar në qeveri, i cili është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme, duke i informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij.

Më tutje, Haxhiu ka thënë se dhuna në familje, si shqetësim qytetarë e i institucioneve të Republikës së Kosovës, ka nisur të trajtohet si prioritet i veçantë, duke shprehur angazhimin për themelimin e sekretariatit si mekanizëm mbështetës për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Ndër të tjerash delegacioni nga OSBE-ja është njoftuar edhe më shumë për Kodin e Procedurës Penale dhe Rishikimin Funksional.

Rëndësi e veçantë  në këtë takim i është kushtuar edhe temës rreth adresimit të krimeve të luftës.

Ministrja Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që sistemi i drejtësisë t’i trajtojë problemet dhe çështjet e komuniteteve joshumicë, veçanërisht ato të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Haxhiu ka shfaqur interesimin që institucionet të jenë sa më pranë qytetarëve të Republikës.

Ndërsa shefi i OSBE-së, Michael Davenport, ka shprehur vullnetin për t’i mbështetur veç e veç prioritetet e vëna nga institucionet e Kosovës, në veçanti ato të Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim…