Haxhiu thotë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit

01 gusht 2020 | 15:52

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori shtetëror për dialog Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas saj, këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar.

“Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.

Këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështjetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata.

Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim.
Përtej këtyre tendencave e vizitave tinzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës.

Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën.
Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtiten gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend.
Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë të…