
Haxhiu u shmanget pyetjeve të gazetarëve
20 gusht 2025
| 11:14
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk u është përgjigjur gazetarëve ndërsa po hynte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.
“Nuk ju kemi parë moti. Po më vjen shumë mirë që po takohemi”, ka thënë deputetja Haxhiu, ndërsa nuk u është përgjigjur pyetjeve nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta respektojë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe nëse ajo do të heqë dorë nga përpjekja për t’u bërë kryeparlamentare në rast se sërish nuk i merr votat e nevojshme.