Haxhiu: UÇK-ja ishte ushtri mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme për popullin e Kosovës.
Në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo ka thënë se lufta çlirimtare ishte luftë mbrojtëse dhe nuk kishte për qëllim shkatërrimin e askujt.
Sipas saj, çdo përpjeke për të shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik rrezikon të shtrembëroj të vërteten e asaj kohe.
“UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte në lirë në vendin e vet pa pasur synim shkatërrimin e askujt tjetër. Çdo përpjeke për të shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik rrezikon të shtrembëroj të vërteten e asaj kohe. Aq shumë kishte besim në drejtësinë e luftës tonë sa që bota demokratike aso kohe intervenoi dhe më vonë edhe e mbështeti pavarësinë e vendit tonë. Ne kujtojmë këto të vërteta , sepse populli i Kosovës e përjeton si të padrejtë Gjykatën Speciale dhe këtë gjykim se pari sepse anashkalon vete rrethanat në të cilat u zhvillua lufta jonë çlirimtare. Lufta e jonë nuk ishte agresion, por rezistencë ndaj shtypjes, ndaj gjenocidit dhe spastrimit etnik”, ka thënë Haxhiu.



