Haxhiu: Urojmë që opozita të reflektojë dhe të dalim nga kjo situatë

21 maj 2025 | 10:47

Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është deklaruar para medieve.

Ajo ka uruar që opozita të reflektojë për ta konstituar Kuvendin.

“Çkado që është varur nga Lëvizja Vetëvendosje ne e kemi bërë. Përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç e kam thënë në të kaluarën urojmë që të reflektojnë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë dhe në mënyrë që ta konstituojmë kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sot nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të 19-tën herë me qëllimin për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është pyetur për deklaratën…