
Haxhiu: Vendimi i Kushtetueses jep zgjidhje për krizën e shkaktuar nga Kurti e LVV
Ish-deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjyaktës Kushteteuse ku theksohet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Haxhiu tha se Gjykata ka dhënë zgjidhje për krizën e krijuar artificialisht nga Kurti e LVV.
“Gjykata Kushtetuese ka folur, tani s’ka më justifikime! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe jep zgjidhje për krizën që u krijua artificialisht nga Albin Kurti dhe LVV…”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese ka folur, tani s’ka më justifikime!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe jep zgjidhje për krizën që u krijua artificialisht nga Albin Kurti dhe LVV.
Por ata që e kanë bllokuar qëllimisht shtetin, bashkë me trushpërlarët që i ndjekin verbërisht, sërish do të kërkojnë “qimen në vezë” për ta vazhduar bllokadën.
Ky sabotim institucional mund të zgjatet edhe për 30 ditë nga LVV, por fundi është i qartë, zgjedhje nacionale në shtator dhe zgjedhjet lokale në tetor 2025.
Sipas Aristotelit, qëllimi i politikës është e mira e përbashkët, jo interesat personale apo të një grupi.
Asnjë shqiptar me mend në kokë nuk do të duhej të projektonte skenarë kundër shtetit të vet!