Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, befasues dhe i ngutshëm
09 mars 2026
| 11:46
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se parlamenti është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth shpërndarjes së këtij institucioni.
Para mediave, ajo ka thënë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin për të, ishte befasi.
“Vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, i ngutshëm, dhe natyrisht që si të tillë do ta kundërshtojë edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
Ndër të tjera, Haxhiu ka thënë se Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se nuk ekziston asnjë rrethanë që të shpërbëhet Kuvendi.



