Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale

12 qershor 2025 | 16:16

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje është mbajtur tribuna: “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas njëzet vjetësh”.

Me këtë rast, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo parti ka ruajtur vazhdimisht orientimin drejt interesit publik dhe ka qenë zë i fuqishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore.

“Si Vetëvendosje jemi ndërtuar, jo si mjete për pushtet, por si mjete për ndërgjegjësim. Vetëvendosje ka insistuar në lidhjen e ngushtë mes qytetarit dhe politikës. Nuk është ndërtuar mbi interesa personale. Mbi guximin për të qenë i drejtë edhe atëherë kur është shumë i vështirë. Një tjetër është roli i Vetëvendosjes në thyerjen e paragjykimeve gjinore”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kjo lëvizje ka sfiduar bindjet e vjetra për politikën dhe organizimin qytetar në Kosovë.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje është dëshmi se një organizatë që vjen nga baza mund të arrijë sukses të madh, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga qarqet e fuqishme. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Rraklli, ish-goleadori i kombëtares shqiptare të futbollit, ka folur…