Haxhiu: Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial, jetik për forcimin e sundimit të ligjit
24 shkurt 2026
| 15:51
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në Këshillin Prokurorial, sot, pa vonesë, kanë shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në këtë Këshill.
“Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Përkushtimi ynë për reforma të thella dhe të qëndrueshme vazhdon sepse sundimi i ligjit kërkon angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit tonë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.



