
Haxhiu: Zgjedhjet lokale mund të mbahen më 5, 12 ose 19 tetor
04 qershor 2025
| 15:13
Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin në konsultim për datën e zgjedhjeve lokale, ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që zgjedhjet lokale të mbahen sa më parë.
Sa më shpejt që mbahen zgjedhjet lokale aq është më mirë. Nëse nesër shpallen zgjedhjet mund të mbahen më 5 tetor, ose më 12 tetor, ose 19 tetor. Këto tri data u përmendën më së shumti”, ka thënë Haxhiu për medie.