Haxholli reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga shteti serb

07 janar 2024 | 13:33

Për arrestimit të një ish-ushtari të UÇK-së nga shteti serb teksa po kalonte kufirin, ka reaguar edhe sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, i cili ka thënë se “Serbia nuk arreston” por “Serbia kidnapon…dhe persekuton”.

“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”.

“Duke qenë kështu, në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfarëdo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, lexo: të kidnapuar, në territorin e saj, duhet t’i shoqëroj dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë. E kundërta po ndodh, dhe kjo është abuzim me të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxholli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Agon Maliqi, ka thënë se mbështet këdo që i…