Hazardi mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

21 maj 2020 | 13:00

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se Eden Hazardi mund ta fitojë “Topin e Artë” me Real Madridin.

Reprezentuesi belg u transferua te madrilenët në verën e vitit të kaluar për 100 milionë euro, por nuk ka arritur dot ta tregojë veten deri më tani.
Për shkak të problemeve me lëndime, ai është paraqitur në vetëm 15 ndeshje për madrilenët.

“Ai sigurisht që mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ me Real Madridin, pa asnjë dyshim”, ka thënë Martinez për “Cadena Ser”.

“Ndonjëherë të duhet një fillim i vështirë te klubi i ri për të dhënë gjithçka që keni brenda dhe ta kuptoni se çfarë do të thotë të luash në një klub të madh si Real Madridi”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do…