
Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit
Ish-profesori shumë vjeçar i arsimit dhe ish drejtori për tri dekada, Hazer Shala iu është bashkuar listës zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Shala garon me numrin 26 në listën zgjedhore që udhëhiqet nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Njoftimi i plotë i projekteve të kandidatit për asamblist, Hazer Shala:
Të dashur qytetarë të komunës se Prizrenit, me nder dhe përgjegjësi ju njoftoj se në këto zgjedhje lokale, jam kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së.
Gjatë këtyre viteve, angazhimi im për komunitetin nuk ka munguar, për 40 vite punëtor i arsimit dhe afër 3 dekada drejtor shkolle.
Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, në fshatin tim të lindjes – Randobravë, janë realizuar një sërë projektesh jetike si:
✅ Asfaltimi i rrugëve
✅ Ndërtimi i Lapidarit për 22 Dëshmorët e UÇK-së
✅ Shkolla e re për fëmijët tanë
✅ Kanalizimi i ujërave të zeza
✅ Rregullimi i rrugëve të brendshme me kubëza betoni
✅ Ndërtimi i mbi 10 shtëpive për nevojtar
✅ Shtëpia e Kulturës
✅ Rregullimi i rrugëve fushore
✅ Rregullimi i rrjetit dhe shtyllave elektrike
✅ Ndërtimi i bazenit dhe pompave të ujit të pijes
Bashkë me ju, për Prizrenin që e duam!
Më 12.10.2025, voto PDK – 1️⃣9️⃣1️⃣ ✅
Kryetar Shaqir Totaj ✅
Hazer J. Shala nr. 2️⃣6️⃣✅
Përfaqësim me përgjegjësi!
#PDK# PrizreniYnë # ZëriJuajNëKuvend