Haziri: Askush s’ka të drejt të ndërhyjë në sovranitetin e Kuvendit të Republikës

10 shtator 2025 | 20:54

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për raportet mes institucioneve të vendit, duke theksuar se Kuvendi është organi më i lartë kushtetues dhe se askush nuk mund të ndërhyjë në sovranitetin e tij.

“Kuvendi zgjedh presidentë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Qeveri. Të tjerët duhet t’i subordinohen Kuvendit të Republikës, dhe jo e kundërta”, ka shkruar Haziri.

Ai ka cilësuar si të paprecedentë sulmin e adresuar Gjykatës Kushtetuese para presidentes, duke shtuar se kjo ka hapur rrugë për sulme të tjera ndaj gjyqtarëve, të cilët sipas tij janë autoritete të zgjedhura me mandat e procedurë të njëjtë nga Kuvendi.

Sipas Hazirit, presidentja Vjosa Osmani ka premtuar se do të jetë gardiane e pakompromis e Kushtetutës, por në praktikë ka qenë me “duar të lidhura”.

“Republika, mbi të gjithë!”, ka përfunduar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garda e rojeve të Vjosa Osmanit, arrestuan një kameraman sepse…