Haziri: Bojkoti i zgjedhjeve në veri duhet të jetë shqetësim i madh për qeverinë Kurti

21 prill 2024 | 14:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se dalja e ultë e qytetarëve në votimin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri, duhet të jetë shqetësim i madh për qeverinë dhe shtetin e Kosovës.

Haziri në “Facebook”, ka thënë se ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.

“Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është ‘shkarkim plebishitar’ i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet. Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe sipas KQZ-së deri në orën 11:00, në katër komunat në veri në votim kanë marrë pjesë vetëm 85 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në tavanin e një shtëpie në Zveçan…